Kosovarja e artë

Majlinda e lëndoi rëndë hundën, prandaj dorëzoi luftën në finale (FOTO)

Majlinda Kelmendin nuk e ka prirë fati në finalen me italianen, Odette Giufrida, në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kampionia Olimpik lëndoi hundën dhe për shkak të gjakut iu desh të dorëzojë luftën. Në fakt, lëndimin e kishte pësuar në çerekfinale, por që iu përsërit edhe në finale.

Kelmendi u stolis me medaljen e argjendtë, në kategorinë -52 kilogramë. Ky është sukses i madh për të, marrë parasysh se u kthye në gara pas 14 muajsh pauze, shkaku i lëndimeve.

Majlindën e përgëzojmë për suksesin dhe i urojmë shërim të shpejtë.