Mbrojtësi i Riverit

Maidana sfidon Real Madridin pas triumfit në Copa Libertadores

Mbrojtësi i River Plates, Jonatan Maidana synon përballjen me Real Madridin në Kupën e Botës për Klube, pas triumfit të skuadrës së tij në finalen e Copa Libertadores ndaj rivalëvë të përjetshëm, Boca Juniors.

Fitorja e mbrëmshme 3-1 në “Santiago Bernabeu” i solli trofeun e 5-të të Copa Libertadores për Riverin që triumfoi ndaj Bocas me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Ky sukses kualifikon River Platen në Kupën e Botës për Klube që do të mbahet gjatë këtij muaji në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa argjentinasit fillimisht do të përballen me njërën prej ES Tunis, Al Ain apo Team Wellington, para një përballjeje potenciale me Real Madridin.

“Synimi i jonë i ardhshëm është ndeshja me Real Madridin. Ne e fituam një finale të drejtë, tani duhet ta festojmë këtë sukses. Në pjesën e parë bëmë shumë gabime por në të dytën biseduam në dhomat e zhveshjes që të mos humbasnim topin në mesfushë, pas barazimit e menaxhuam mirë ndeshjen dhe në fund fituam duke dominuar”, theksoi Maidana.

River Plate arriti të rikthehej nga disavantazhi i pjesës së parë, për të shënuar me Lucas Pratton në pjesën e dytë, ndërsa në vazhdime skuadra e drejtuar nga Marcelo Gallardo realizoi edhe dy herë të tjera me Quinteron dhe Gonzalo Martinezin.

Finalja e dytë e Copa Liberatadores mes River Plates dhe Boca Juniorsit u spostua në zhvillohej në Spanjë konkretisht në Madrid pasi që shteti i Argjentinës nuk kishte arritur të ofrojë sigurinë e duhur për mbarëvajtjen e këtij takimi, teksa me 24 nëntor kur ishte parashikuar të luhej ballafaqimi i dytë, disa tifozë të Riverit sulmuan autobusin e Bocas ku gjindeshin futbollistët dhe stafi meqë rast një pjesë e madhe e tyre mbetën të lënduar, ngjarje këto që ndikuan në shtyrjen e ndeshjes.