Mahrezi shkëlqen në fitoren e thellë ndaj Burnleyt

Manchester City ka shënur fitore të thellë në shtëpi ndaj Burnleyt.

Ishte sulmuesi Riyad Mahrez, që pati paraqitje të shkëlqyer në këtë takim duke shënuar tre prej pesë golave të skuadrës së tij.

Përveç tij, nga një gol e shënuan edhe Mendy e Torres.

Me këtë fitore Manchester City ka arritur në kuotën e 15 pikëve dhe mban vendin e tetë, derisa Burnley në vendin e 17 ka pesë pikë.