Mahrez shënon gol të mrekullueshëm në fund të ndeshjes për ta kualifikuar Algjerinë n’finale

Algjeria është kualifikuar në finale të Kupës së Afrikës, ku do të përballet me Senegalin.

Anësori i Manchester City, Riyad Mahrez, është heroi i Algjerisë.

Kur u mendua se ndeshja mes Algjerisë dhe Nigerisë do të shkojë në vazhdime, pasi rezultati ishte 1-1, në minutat e fundit – madje kishin kaluar 4 minutat e vazhdimeve, në skenë doli Mahrez.

Ai ka shënuar një gol të bukur në minutën e 94’ për t’ia siguruar finalen vendit të tij.

Në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës do të përballen Algjeria dhe Senegali.
https://tiger.cdnja.co/v/wx/wXPa.mp4?secure=GNB8YJBPwMJiQULR9af4jw&expires=1563143400