Mbrojtësi i Leicesterit
Maguire synon të luajë në Champions League
Mbrojtësi i Leicester Cityt dhe kombëtares angleze, Harry Maguire i ka vendosur vetës objektiv të luajë në Champions League.
Maguire tha se është i fokusuar te Leicesteri por një ditë mendon të shijojë emocionet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
25 vjeçari pas performancës pozitive në Kupën e Botës ngjalli interesimin e Manchester United, por në fund vendosi të qëndrojë te “The Foxes”.
“Unë jam një lojtar ambicioz, nëse nuk jeni i tillë atëherë jeni në lojën e gabuar. Secili dëshiron të luajë në nivelet më të larta dhe një prej tyre është Champions League”, deklaroi Maguire.
Maguire pavarësisht ofertave i premton besnikëri Leicesterit, klub në të cilin u transferua në vitin 2017 nga Hull City.