“Madridi e urren Realin” – Tifozët e Atleticos në mënyrë skandaloze varin në urë një kukull me fanellën e Vinicius
“Madridi e urren Realin” – thuhet në mesazhin e shpalosur në një urë nga tifozët e Atleticos, njoftojnë mediat spanjolle.

Real Madridi dhe Atletico Madridi do të përballen sonte në stadiumin “Santiago Bernabeu” nga ora 21:00 në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Fituesi i këtij takimi luan në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes tjetër mes Valencias dhe Athletic Bilbaos.
Kujtojmë, Barcelona mbrëmë siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit falë fitores 1:0 kundër Real Sociedad.







