Unioni i Berlinit ia ka dalë mbanë, është ngjitur për herë të parë në historinë e vet në Bundesligë, duke mundur në play-off Stuttgartin.

Pas barazimit 2-2 javën e shkuar në Stuttgart, sot Unioni ia ka dalë mbanë të mbyllë në barazim 0-0 ndeshjen e luajtur në Berlin, duke arritur ëndrrën shekullore.

Një ndeshje e dominuar nga Stuttgart për një orë, por një gol u anulua për pozicion jashtë loje qesharak të një lojtari mik, ndërsa në pjesën e dytë Unioni goditi dy herë shtyllën dhe e meritoi plotësisht ngjitjen.

Stuttgart imiton Hamburgun, duke u bashkuar me të në Bundesligën 2, një “varrezë elefantësh”, sepse edhe Hannover e Nurenberg kanë zbritur dhe do të luajnë aty sezonin e ardhshëm.

Për herë të parë që prej 2012, kur është futur në lojë play-off, një skuadër e Bundesligës 2 mposht një ekip Bundeslige, çka e bën edhe më katastrofik sezonin e Stuttgartit, që kishte në përbërje emra të njohur, nga kampioni i botës Pavard deri te sulmuesi veteran Mario Gomez.