Madhështia e Adnan Hysenit, në të pamën e vëllait falemnderon deputetët që u bënë bashkë për Ushtrinë (VIDEO)

Ai pati mërzi të madhe. Humbi vëllanë, por edhe shokun e luftës dhe të jetës. Adnan Hyseni mbeti pa çlirimtarin e tij, Avniun, i cili vdiq më 31 dhjetor pas një sëmundje të rëndë.

Të dytë luftetarë të lirisë, u ndanë në liri, por Adnanin e ngushëlluan mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat për vdekjen e të vëllait.

Për sa kohë që zgjati e pamja, aty shkuan për ngushëllime edhe liderë institucional e partiak.

Nder tash ishte edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, raporton Ballkani.info.

E Adnani, një shembull i atdhetarit të paepur në çdo kohë, humanistit e sportistit të madh, gjeti forcë që Kurtin dhe të gjithë deputetët t’i falemnderoj për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ju përgezoj që u bëtë bashkë të gjithë shqiptarët në Parlament, si një trup i vetëm dhe i dhatë mundësi sakrificës brez pas brezi që ta nderoni duke e krijuar Ushtrinë e Kosovës”, tha Adnani. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=uC9_POuq9xg&feature=youtu.be