Macron i vizitoi futbollistët e Marokut në dhomën e zhveshjes, i tha lojtarit maroken se ishte “mesfushori më i mirë i Botërorit”

Rrugëtimi përrallor i Kombëtares së Marokut në Kupën e Botës përfundoi mbrëmë në gjysmëfinale nga Franca e Didier Deschamps.

Maroku u mposht 2:0 nga kampionët në fuqi të botës të cilët kaluan në finale për herë të dytë rresht, shkruan Demokracia.com.

Dëshpërimi tek lojtarët e Marokut u pa menjëherë pas përfundimit të ndeshjes të cilët shkuan në dhomat e zhveshjes.

Për t’i ngushëlluar dhe përgëzuar për suksesin historik futbollistëve marokenë në zhveshtore i shkoi edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron i cili i përshëndeti nga afër secilin nga lojtarët.

Raportohet se Macron e përgëzoi Sofyan Amrabatin duke i thënë se ka qenë “mesfushori më i mirë i Kampionatit Botëror”.

Macron ishte i pranishëm edhe në tribunat e stadiumit ku edhe u zhvillua takimi gjysmëfinal.

Afër tij ka qenë edhe përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse.