“Ma ngatërrojnë djalin si vajzë se i ka flokët e gjatë”, këngëtarja shqiptare e indinjuar me stereotipet e njerëzve

Këngëtarja Orgesa Zaimi ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale një koment që i është bërë për djalin e saj, Kronin, duke dhënë kështu edhe një përgjigje.

Në një video të publikuar në profilin e saj në rrjetet sociale, Orgesa Zaimi shprehet se ia dedikon këtë postim atyre që ia kanë ngatërruar djalin për gocë, pasi ka flokë të gjata.

“Përshëndejte të gjithëve. Ky story u dedikohet të gjithë atyre që më ngatërrojnë çunin për gocë vetëm se ia kam lënë flokët e gjata, ose më saktë Kroni ka vendosur vetë t’i lërë flokët e gjata. Është çun edhe pse ka flokë të gjata”- shprehet këngëtarja, e cila sqaron se modeli i flokëve është një zgjedhje e vetë djalit të saj.

Në mbishkrimin e postimit Orgesa shkruan: “Është ok edhe për një djalë që t’i ketë flokët e gjata. Unë kam vetëm hall se është vapë. Kaq. Mjaft me stereotipe, ndasi të tilla, unë kam vendosur që fëmijët t’i rris të lirë nga etiketimet “mos e bëj këtë se je gocë” “mos e bëj këtë se je çun” … lërini fëmijët rehat ???????? #EshteCun #Gushepellumb”

Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve, e Borës, e cila është 10 vjeç dhe e Kronit, i cili është 7 vjeç. Teksa ishte e ftuar në një intervistë disa muaj më parë ajo tregoi se si reagon kur fëmijët e pyesin për një motër ose një vëlla.

“I them: ‘Bora, do një motër ose vëlla apo një mace?’, ka zgjedh macen. Jam një mama shumë e realizuar deri më tani, jam shumë e lumtur me familjen që kam. Nëse vjen diçka surprizë e pranoj, por kështu me plane… Mentor përshëndetje, jam gruaja jote. Kam dalë në televizor. Kemi dy fëmijë shumë të mirë. Jemi mirë kaq sa jemi, të lutem”- tha Orgesa Zaimi.