Klubi i Lyonit, përmes një komunikate zyrtare për shtyp, hodhi poshtë të gjitha zërat që flasin për arritjen e një marrëveshjeje me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit të majtë, Ferland Mendy, në Spanjë.

Klubi francez pohoi se për momentin nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me ato që shkruhen nga mediat, ku theksohet se Mendy është goditja e radhës nga gjigantët spanjollë, që tashmë kanë siguruar shërbimet e Eder Militao nga Porto dhe sulmuesit Luka Jovic nga Eintracht Frankfurti.

23-vjeçari Mendy pritet të jetë përforcimi i “Los Blancos” për repartin e mbrojtjes, por duket se Lyoni ka menduar që ta ‘frenojë’ për momentin një tratativë të tillë.