Lyoni ju thotë mirëmëngjesi me një selfie të Xherdan Shaqirit

Lyoni nuk po mund të ngopet së postuari për yllin kosovar Xherdan Shaqiri në rrjetet sociale, të cilin e bleu të hënën nga Liverpooli.

Gjiganti francez iu uroi ndjekësve të vet një ditë të mirë të martën në mëngjes me një fotografi të përfaqësuesit të Zvicrës.

“Mirëmëngjesi Ekipi OL”, shkroi Lyoni në përshkrimin e fotografisë së Shaqirit, në Twitter.

Shaqiri, i lindur në Kosovë më 1992, iu bashkua Lyonit nga Liverpooli për 11 milionë euro, përfshirë bonuset, të hënën.

29-vjeçari nënshkroi kontratë trivjeçare me klubin e Ligue 1, ku besohet se do t’i përfitojë nga 4 milionë euro në vit.

Pasi e humbi yllin kryesor të skuadrës, Memphis Depay – i cili iu bashkua Barcelonës – Lyoni e gjeti Shaqirin si futbollistin ideal për ta marrë rolin e holandezit dhe tani duket tejet i lumtur me mbërritjen e kosovarit në Groupama Stadium.

Shaqiri i zhvilloi 63 ndeshje për Liverpoolin, të cilit i ishte bashkuar më 2018 nga Stoke City për 15 milionë euro. Por lëndimet luajtën rol të madh për të mos e lejuar atë ta ketë një vazhdimësi të dëshiruar në Anfield.

29-vjeçari e shijoi një Kampionat Evropian mahnitës Euro 2020 këtë verë, duke i ndihmuar Zvicrës ta arrijë një çerekfinale historike me tri gola të shënuara.

Pas Euro 2020, Shaqiri i kishte kërkuar Liverpoolit ta lejonte të largohej.

Kjo do të jetë liga e katërt e madhe evropiane që Shaqiri do të luajë, pasi  në të kaluarën luajti për Bayern Munich në Bundesligë dhe Interin në Serie A.