Lutfi Haziri thumbon VV dhe Kurtin: Mos i ndani pozitat në TV, Vjosa do të ulej në perëndim të stadiumit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar sonte sërish, duke thënë se nuk është mirë me nda pozita nga televizioni sikur një eksponent i një partie.

Haziri me këtë reagim i është referuar Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mbrëmë ka ndodhur sërish kjo. Është e dëmshme dhe then besimin e ndërsjelltë sepse deri tani bisedat kanë qenë vetëm për politikat programore e sektoriale. Në asnjë takim të përfaqësuesve të LDK e LVV nuk është folur për ndarje të posteve ministrore. Po e presim finalen – çerfitikimin e zgjedhjeve nga KQZ”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, në nivel liderësh përfundon marrëveshja për bashkëqeverisje dhe ndarje të resoreve.

“Beso në Liderët. Ata na sjellin më të miren për vendin!”, ka thënë tutje ai.

Ndërkaq, në fund të postimit, Haziri e ka thumbuar liderin e VV-së, Albin Kurtin, i cili mbrëmë në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ishte ulur në pjesën lindore të stadiumit “Fadil Vokrri”.

“P.S. Vjosa ka qëllu n’Amerikë se, përndryshe, kishte me qenë në perëndim të ndeshjes Kosovë – Mali i Zi!”, ka shkruar ai në fund. /Ballkani.info/

loading…