Lutfi Haziri: Shqiptarët nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë as termin vëllavrasje të përmendet

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

‘’Shqiptarët nuk kanë lejuar dhe nuk lejojnë as termin vëllavrasje të përmendet, e le më të ndodhë ogurzeza.’’, ka shkruar Haziri.

‘’Do të mbesin të dëshpëruar nga durimi e pjekuria politike e shqiptarëve të Kosovës.’’

Ai bën thirrje për qetësi dhe shton se qytetarit nuk i duhet që politika të shtyjë qytetarin me thirrje të tilla si e Bahtirit.

‘’Koha për fjalë të urta e solidaritet qytetar! Politika nuk guxon ta helmojë qytetarin me thirrje të tilla.’’, shton Haziri.

Ndryshe pas dekaratës së Bahtirit ka reaguar edhe kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.