Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka shkruar për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Haziri ka thënë se rikthimi i madh dhe historik ka ndodhur.

“Rikthimi i madh dhe historik u bë. 4 shtatori do rikthehet, po ashtu. Urime President Donald Trump!”, ka shkruar Haziri.

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.