Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për media pas mbledhjes së Kryesisë.
Haziri ka treguar se çfarë saktësisht kanë vendosur dhe kur pritet të shpallen kandidatët për deputetë.
“Eshtë finalizu pjesa teknike e shtabeve dhe janë finalizuar ndarjet territoriale për zona elektorale.110 kandidatë ndahen në ekipe dhe kandidatura. Ne jemi të gatshëm që nesë dhe ditëve në vijim me i plotësu kushtet ligjore dhe kushtetuese në mënyrë që na afate ligjore emrat e LDK-së me u zbardhë. Besoj shumë kanë me qenë emra kredibilë dhe përfaqësues.
Ai tutje ka bërë të ditur se nuk do të ketë koalicione por emrat e individëve do të përfshihen në një listë të përbashkët me LDK-në.
“Ende nuk ka përfundu asgjë, jemi në bisedime. Kryeatari i LDK-së ka autorizimin së bashku me të nominuarin për Kryeministër për të realizu takime edhe me aprti politike edhe individë apo eksponentë të tjerë që mund të ejnë pjesë e LDK-së por përfaqësu brenda listës së LDK-së. Vetë fakti që janë në bisedime sdesha të flas më shumë. Parimisht koalicione parazgjedhore nuk do të ketë në kuptimin klasik ajo që jemi mësu me pa deri tash. Do të ketë koalicione me parti ose individ të përfaqësum në një listë të përbashkët politike” deklaroi Haziri







