Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherish edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar ngjarjet e ditës së sotme ku Kosova dështoi të antarsohet në INTERPOL.

Haziri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shfrytëzuar rastin ta lartësojë Policinë vendore dhe të kritikojë këtë klasë politike, duke thënë se Kosovës në INTERPOL i duhej një Fadil Vokrri, transmeton Ballkani.info.

Ai shkoi më tutje duke thënë që kjo klasë politike, e ka bllokuar antarësimin e Kosovës dhe se më mirë punën do ta kryente Policia vetë.

Postimi i plotë i Hazirit:

Ka mungue sot nji Fadil Vokrri në Dubai, por nuk ka me mungue fama e tij në Prishtinë sonte. Ai arriti që FFK me e ba anëtare të FIFA e UEFA me nji ekip të vogël e me nji mbështetje në hije të politikës. Kjo ‘mbështetje’ e politikës në Dubai, e la në hije policinë e shtetit, e cila do ta kryente punën shumë ma mirë si e vetme!