PDK

Lushtaku për zv.ministrin Radomiroviq: Me Kurtin po rikthehet struktura e ish-regjimit kriminal

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Albin Kurti ka emëruar Radojica Radomiroviq, zëvendësministër.

Lushtaku ka shkruar se Qeveria Kurti nuk mund ta fsheh nostalgjinë për Serbinë e Jugosllavinë me manipulime.

“Pushteti lëshoi një informatë që zv.ministri Radomiroviq nuk kishte shërbyer në ushtrinë kriminale të Serbisë, por këtë e demantoi vetë personi – Radomiroviq duke pohuar se ka qenë ushtar i Milloshit.

Me qeverisjen Kurti me të vërtetë po rikthehet struktura e ish regjimit kriminal. Me gjasë do të vijnë edhe shumë të tjerë në Kosovë duke parë privilegjet qe po ua ofron zemërgjëri – Kurti.” – shkruan ai.

Nacionale raportoi se Radojica Radomiroviq, zëvendësministër në Qeverinë Kurti, kishte qenë pjesë e ushtrisë jugosllave gjatë luftës në Kosovës.