Lushtaku: Ky vit ishte shumë sfidues, uroj që viti 2021 të jetë vit më i mbarë e më i begatshëm

Sami Lushtaku ka uruar të gjithë qytetarët për Vitin e Ri.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushatku, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka uruar të gjithë qytetarët për Vitin e Ri.

Lushtaku ka thënë se viti 2020 ka qenë shumë sfidues dhe ka uruar që viti 2021 të jetë sa më i mbarë dhe i begatshëm.

Sipas Lushtakut, aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, thelluan hendekun e krizës në Kosovë, duke turbulluar orientimin për hapat tanë të mëtejshëm.

Urimi i plotë i Lushtakut, pa ndërhyrje

Të dashur miq,

Viti që po e lëmë pas ishte një vit shumë sfidues për të gjithë. Ishte ky vit i rëndë për qytetarët, shoqërinë, ekonominë dhe për shtetin e Kosovës.

Pandemia goditi fuqishëm edhe Kosovën, duke gjunjëzuar ekonominë. Brishtësia institucionale e përballur më shumë sfida politike e ekonomike, nuk arriti dot t’i japë përgjigje të merituar këtyre sfidave. Aktakuzat e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, thelluan hendekun e krizës në Kosovë, duke turbulluar orientimin për hapat tanë të mëtejshëm.

Uroj që viti 2021 të jetë vit më i mbarë e më i begatshëm. Uroj të jetë një vit i mirëqenë dhe i sukseshëm për ju miq, për të gjithë qytetarët e vendit dhe për shtetin tonë.

Urime përzemërsisht Viti i Ri 2021!.