Ish ushtari i UÇK-së

Lushi: Kurti dikur e kundërshtonte Specialen, tani kryetaren e kësaj gjykate po e mbron me rreth të hekurt policor

Ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi, ka komentuar mbrojtjen e madhe që po ia bën Qeveria Kurti Gjykatës Speciale, kryetarja e secilës sot po e viziton Kosovës.

Ai ka bërë me dije se Albin Kurti dhe VV-ja sa ishin në opozitë e kundërshtonin Speciale, ndërsa tani kur janë në pushtet po e mbrojnë me rreth të hekurt policor.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se kryetarja e Dhomave të Specializuara me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, e cila sot po e viziton Kosovën, nuk ka çka frikësohet në Kosovë.

Albin Kurti dhe VV thonin që janë kundẽr Gjykatẽs Speciale, por ja tash po e mbrojnẽ me rrathẽ të hekurt policor kreun e kẽsaj gjykate. Kryetarja e Gjykatẽs Trandafilova nuk ka çka tutet. Kosova nuk është Bullgari komuniste ku ajo ka qenẽ gjykatẽse. Trandafilova bashkẽ me Specialen duhet të sillen konform mandatit nga Kuvendi, duhet të sillen si institucione të Kosovës që nuk bashkẽpunojnẽ me Serbinë dhe duhet të pranojnẽ kritikat e popullit të Kosovës. Trandafilova dhe Albin Kurti nuk kanẽ asnjë arsye të tuten prej popullit të Kosovës. Nuk jemi në komunizẽm. Populli në demokraci guxon të protestojẽ shkeljet”, ka shkruar ai.

LEXONI EDHE: