Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka treguar për ndryshimin që ka sjellë mësimi tërëditor në Prishtinë.

Lushaku-Sadriu, e cila është drejtoreshë e Arsimit në Prishtinës, ka thënë se me këtë model të implementuar në 5 shkolla të Prishtinë, është siguruar arsim cilësor, shpenzime më të vogla e çanta me të lehta.

Në një në një intervistë në Klan Kosova, ajo ka treguar se sa i ndihmon prindërit ky model i arsimit.

“Prindërit e dinë çfarë është më e mira për fëmijët e tyre. Ne ju ndihmojmë të ulni shpenzimet mujore, çanta më të lehta për fëmijët dhe të përmirësojmë cilësinë e arsimit. Në Prishtinë, tashmë kemi filluar ta bëjmë këtë”, ka thënë ajo.