Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar takimet me qytetarë në terren, kësaj radhe në Obiliq, ku bashkë me ish presidenten Vjosa Osmani vizituan familjen Preniqi.

Përmes një postimi, Abdixhiku theksoi se rrugëtimi politik i tyre po ndërtohet pranë qytetarëve dhe familjeve kosovare, duke nënvizuar rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit.

“Në Obiliq, tek familja Preniqi, në takimin e radhës me qytetarë. Do të jemi në çdo anë të Kosovës. Në çdo shtëpi ku ruhet besimi. Në çdo familje që ende e do këtë vend dhe pret më shumë prej tij”, shkroi ai.

Tutje, Abdixhiku shtoi se ky angazhim nuk ndërtohet nga larg, por mes njerëzve të Kosovës.

“Sepse ky rrugëtim nuk ndërtohet nga larg. Ndërtohet mes njerëzve të Kosovës. Dhe ne sapo kemi nisur!”, përfundoi ai.