Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova ka gjetur skuadrën e re gjatë afatit kalimtar të verës.
Futbollistri i Kosovës dhe i skuadrës së Ballkanit ka arritur marrëveshje gjatë ditës së sotme me klubin e CSKA Sofia nga Bullgaria.
Dellova ishte duke kërkuar klubin e ri që nga përfundimi i sezonit 2023/24 ku fitoi titullin e Superligës dhe atë të Kupës së Kosovës me fanellën e skuadrës nga Theranda.
25-vjeçari ka kontratë me Ballkanin deri në fund të këtij viti, kurse një transferim i tillë ende nuk dihet se sa do t’i kushtoj klubit bullgar. /Ballkani.info







