Lulzim Shoshi viziton fermerët që u goditën nga breshëri: Do t’ju ndihmojmë për kompensimin e dëmeve

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Istogut, Lulzim Shoshi, sot i ka vizituar bujqit në fshatrat Trubohovc dhe Zabllaq, për të parë nga afër dëmet e shkaktuar pas reshejve të breshërit.

“Së bashku me komisionin për vlerësimin e dëmeve konstatuam se dëmet janë të mëdha. Po ashtu, fermerëve u premtova se do të angazhohem që të gjitha dëmet e gjithsecilit prej fermerëve do t’i procedojmë në Ministrinë e Bujqësisë, respektivisht në Departamentin për Ndihmë të Fermerëve”, ka shkruar Shoshi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai është zotuar se do të bëjë përpjekje maksimale që edhe në komunën e Istogut të krijohet një fond që do t’u dal në ndihmë sadopak këtyre fermerëve të vyeshëm të cilët janë të vetëpunësuar dhe nga puna e tyre mbajnë familjet.

Të kujtojmë se Lulzim Shoshi është kandidat për deputet në listën e PDK-së. Ai në listë mban numrin 68. /Ballkani.info/

loading…