Pas sulmit të parë të forcave serbe në Kullën e Jasharëve në Prekaz, ish-veprimtarja politike, Luljeta Pula Beqiri shkoi për vizitë në familjen e Shaban Jasharit, ku me kërkesën e tij ajo mbajti një fjalim të gjatë, mbi 40 minuta.

Pul-Beqiri foli rreth këtij fjalimi ku tregoi se teksa po thoshte fjalët e artikuluara para njerëzve të pranishëm, ndër tjera, kishte bërë thirrje për luftë.

“Në atë fjalim i cili zgjati më shumë se 40 minuta dhe para një auditori që kishte diku rreth 90 veta, unë thirra për luftë, duke i zgjedh fjalët me kujdes dhe me mesazh krejtësisht të qartë. Ky fjalim jashtëzakonisht i emocionoi njerëzit e pranishëm aty”, tha ajo në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”.

Ndër tjera, Pula Beqiri shtoi se pas këtij fjalimi, ajo pati një diskutim të shkurtër edhe me Hamëz Jasharin.

Rrëfim e Luljeta Pula-Beqirit mund ta ndiqni në videon më poshtë: