Luks edhe në funeral, Kurti në Tokio po qëndron në hotelin ku nata kushton deri në 2000 euro

Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Japoni ku ka qenë i ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Së bashku me vartësin e tij, Hekuran Murati, që është ministër i Financave po qëndrojnë në hotelin “Imperial Palace”.

Sipas vlerësimeve në Internet, ky hotel që është në qendër të Tokjos, është hotel luksoz.

Në uebfaqen e hotelit “Imperial Hotel”, një dhomë për dy persona për një natë kushton nga 369 euro deri në 2,003 euro për natë.

Tashmë Kurti ka filluar takimet e tij në Japoni, e së pari është parë të jetë takuar me kosovarët që jetojnë në Tokjo.

Qytetari me emrin Ilir Vokrri, ka postuar dy fotografi me Kurtin, duke shkruar se e takoi kryeministrin.’

“Me Kryeministrin tonë Albin Kurti dhe Ministrin Hekuran Murati, si të zënë qe janë patën kohë të na përshëndesin. I urojmë atyre gjitha te mirat ne rrugëtimin e gjate dhe vështirë që kanë.”, shkroi Vokrri.

Siç ka kuptuar Nacionale, Kurti do të qëndrojë dy ditë në Japoni.

Nacionale nuk e di nëse pagesat e udhëtimit, akomodimit e biletat paguhen nga Qeveria e Kosovës apo mbulohen nga ajo japoneze.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Kurti qëndron në hotele luksoze gjatë udhëtimeve të tij.