Lukaku shkëlqen në fitoren e Interit ndaj Genoas

Interi ka arritur të mposhtë me lehtësi skuadrën e Genoas me rezultat 4-0, duke e fundosur në pozitën e parafundit në ranglistën tabelare të Serie A.

Ishte sulmuesi Romelu Lukaku ai që shkëlqeu në tërë ndeshjen, duke kontribuuar me 2 gola dhe një asistim.

Goli i parë u shënua nga Lukaku në minutën 31, ndërsa i dyti erdhi vetëm 2 minuta më pas i cili u shënua nga Gagliardini, e që për asistues pati Lukakun.

Në pjesën e dytë, në minutën e 64 u shënua goli i tretë nga pika e bardhë, kurse goli i katërt u shënua sërish nga Lukaku në minutën e 71-të.

Me këtë fitore, Interi del në vendin e parë në Serie A, me pikë të barabarta (42) me Juventusin, por me golaverazh më të mirë.

Kurse Genoa është fundosur në fundin e tabelës, gjegjësisht në pozitën e 19 me 11 pikë të tubuara nga 17 ndeshje të zhvilluara.