Manchester Unitedi ka konfirmuar se Romelu Lukaku do të mungojë edhe në një ndeshje tjetër miqësore, por këmbëngul se ai është ende i lënduar në një kohë kur Interi po tenton ta transferojë.
Lukaku ka munguar në tri ndeshjet miqësore parasezonale deri tani të Unitedit, derisa thashethemet për kalimin e tij në Inter vazhdojnë.
Megjithatë, trajneri i “Djajve të kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, ka theksuar se sulmuesi belg vuan nga një lëndim jo serioz.
“Lukaku nuk do të jetë i gatshëm, jo. Ai ka punuar në ditët e fundit, por nuk mendoj se do t’ia dalë për këtë ndeshje”, tha Solskajer.
“Ai u lëndua në stërvitje. Nuk është lëndim serioz. Nëse do të kishte qenë serioz do ta kishim dërguar në shtëpi”, shtoi ai.







