“Lukaku largohu nga Manchester United!”

Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez ka paralajmëruar Romelu Lukaku-n se duhet të largohet nga Manchester United, teksa Inter vijon negociatat.

Sulmuesi është zgjedhja e parë e trajnerit të ri Antonio Conte, megjithëse çmimi 80 milionë euro i vendosur nga United është një pengesë e madhe dhe prandaj po diskutohen përfshirje të lojtarëve të tjerë.

“Është e qartë se Romelu Lukaku duhet të largohet nga Manchester United. Do të ishte gjëja e duhur për të dy palët,” shprehet Martinez për HLN Sport në Belgjikë.

“Tani është në dorë të Rom për të gjetur klubin e duhur.”

26-vjeçari ka shënuar 15 gola në 45 ndeshje me Djajtë sezonin e kaluar, por nuk ka shkëlqyer, ndërkohë që me kombëtaren është komplet ndryshe.