Sulmuesi belg

Lukaku e lidhë formën e dobët të tij te Manchester United me shtimin në peshë

Romelu Lukaku ka zbuluar se iu desh të humbte në peshë pasi që kishte shtuar shumë muskuj për aventurën e kombëtares së Belgjikës në Kampionatin Botëror.

Lukaku i ndihmoi Belgjikës të përfundonte në vendin e tretë të Kupës së Botës me 4 gola të shënuar, por që nga ajo kohë ka dështuar të përsëris formën pozitive te “Djajtë e Kuq” duke arritur të realizojë vetëm 6 gola në 15 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

25 vjeçari që së fundmi ka mbetur jashtë skuadrës startuese, shënoi në fitoren e fundjavës kundër Fulahmit, gjersa ky ishte goli i parë në “Old Trafford” për belgun që nga marsi i këtij viti.

“Unë shtova paksa muskuj në Kampionatin Botëror. U ndejva mirë dhe besoj se kam zhvilluar ndeshje të mira në Kupën e Botës, por kur u ktheva te United, është një tjetër stil i futbollit. Në Premier League nuk mund të luaj me sasinë e muskujve që luaj në ndeshjet e kombëtares. Mu desh të humbja muskuj dhe nuk shkova në palestër, pija shumë ujë, konsumoja peshk dhe perime për të më ndihmuar”, u shpreh Lukaku.

Ish sulmuesi i Chelseat tregoi se një problem të ngjashëm e kishte edhe pas përfundimit të Kupës së Botës në vitin 2014, derisa kishte telashe të adaptohej në atë kohë te Evertoni, ndërsa në anën tjetër Lukaku zbuloi se ka pasur një bisedë pozitive me trajnerin Mourinho.

“Kam pasur një bisedë të mirë me trajnerin para ndeshjes me Fulhamin. Ai më tregoi se çfarë kërkon nga unë, dhe unë jam i vetëdijshëm se mund të bëjë më mirë. Nuk po luaja me agresivitet dhe intensitetin e duhur. Por kundër Fulhamit besoj se e kam bërë këtë gjë sikur gjithë të tjerët”, përfundoi Lukaku.