Lukaku e di destinacionin e tij të ardhshëm

Romelu Lukaku është emri më i nxehtë në merkaton e verës.

Sulmuesi i Manchester United është projektuar për t’u larguar dhe vetë këtë e konfirmoi në një deklaratë për media pas ndeshjes Belgjikë-Skoci, ku ai shënoi dy gola.

“Kam kontratë me Manchester United. Do të flas me klubin dhe agjentin tim, Federico Pastorello për të marrë një vendim.

Do të shkoj me pushime me familjen time tani. Por, e di se çfarë do të bëj, gjithsesi nuk do ta them tani. Do ta merrni vesh. A do të jetë një verë e zënë me punë? Po!”, me këto fjalë sulmuesi belg ka lënë të kuptohet që këtë verë do të ndërrojë skuadër.

Dilema e madhe është se ku do të jetë e ardhmja e tij, te Interi, apo dikur tjetër.