Lukaku bën gjestin e madh, blen dhe dhuron 5 mijë bileta për fansat belgë

Romelu Lukaku vazhdon të shënojë si me fanellën e Interit, ashtu edhe me atë të kombëtares belge, megjithatë së fundi ka përfunduar në qendër të vëmendjen mediatike jo për golat, por për një gjest vërtetë për t’u vlerësuar.

Për të festuar arritjen e shifrës së 50 golave me fanellën belge, Lukaku ka blerë 5000 bileta për tifozët, për ndeshjen e fundit eliminatore mes Belgjikës dhe Qipros, që do të luhet nesër në mbrëmje.

Sulmuesi i Interit ka vendosur që të 5000 biletat t’i ndajë për anëtarët e tifogrupit “Belgian Fan Club 1985”, si dhe dy shoqëri të mirëqenies, si “Diabetes Liga” dhe “Kom on Teger Kanker”, që nxit kërkimet për kurën kundër kancerit.