Sulmuesi belg
Lukaku aludon në një transferim në Serie A
Romelu Lukaku ka lavdëruar skuadrën e Juventusit, teksa ka shtuar se një ditë do të dëshironte të luante në Serie A.
Lukaku që i shënoi të dy golat në ndeshjen në të cilën kombëtarja belge fitoi ndaj Zvicrës, kalon sezonin e 8-të në Premier League, gjatë kësaj kohe 25 vjeçari është aktivizuar te Chelsea, West Brom, Everton dhe Manchester United.
I pyetur nga La Gazzetta dello Sport se a do t’i bashkohej vëllaut të tij, Jordanit në Serie A, sulmuesi i United nuk e mohoi.
“Shpresoj që po”, deklaroi shkurtimisht Lukaku.
Futbollisti belg tutje theksoi se Juventusi është një prej 2-3 skuadrave më të mira në botë.
“Juventusi e ka një projekt shumë të mirë, secilin vit vetëm përforcohen. Ata kanë një trajner të madh dhe futbollistë të jashtëzakonshëm”, përfundoi sulmuesi i Unitedit.
Lukaku do të përballet me Juventusin, kur “Zonja e Vjetër” do të vizitojë “Djajtë e Kuq” javën e ardhshme në Champions League.