Luka Modriç shfryn ndaj arbitrit italian: Ishte tmerr!

“Ylli” në perëndim i kombëtares kroate, Luka Modric, nuk u përmbajt në kritika ndaj arbitrimit të italianit Daniele Orsato në fund të ndeshjes me Argjentinën, për gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

“Ishim mirë deri te momenti i penalltisë, që për mua nuk ishte. Zakonisht nuk flas për arbitrat, por sot është e pamundur të mos e bëj. Ai është një nga arbitrat më të këqij që njoh dhe nuk po flas vetëm për sot, sepse ai ka arbitruar shumë herë ndeshje ku kam luajtur dhe nuk e mbaj mend mirë. Ky gjyqtar është një fatkeqësi”, ka shfryrë mesfushori e Real Madridit.

Mesfushori, pasi uroi Argjentinën për kualifikimin në finale tha se duhet përqendruar vëmendja për finalen e vendit të tretë.

“Na vrau penalltia. Tani do të rikuperojmë dhe do të përpiqemi të fitojmë ndeshjen e vendit të tretë”.