David Luiz ka bërë të qartë se Arsenali mund të sfidojë Liverpoolin në garën për titullin e Premierligës këtë sezon.
Pas vetëm tetë ndeshjeve këtë sezon, Liverpooli tashmë ka krijuar epërsi prej tetë pikëve nga ndjekësi i parë skuadra e Manchester Cityt, ndërsa Arsenali gjendet në vendin e tretë në tabelë, me një pikë më pak se skuadra e Pep Guardiolas.
Skuadra e Unai Emery nuk ka arritur që sezonin e kaluar të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, duke përfunduar në vendin e pestë, ndërsa nuk kanë fituar titull të Premierligës që nga sezoni 2003/2004, kur skuadra drejtohej nga Arsene Wenger.
“Për mua, nëse filloni diçka, dhe ne sapo kemi filluar Premierligën dhe të gjitha garat. Nëse nuk mendoni se mund të fitoni garën, atëherë mos filloni asgjë në jetën tuaj”, ka deklaruar Luiz,
“Unë dua të fitoj tituj me Arsenalin. Dua të përmirësoj dhe përshtat veten me stilin e Arsenalit, siç do klubi dhe trajneri që ne të luajmë. Mendoj se ne mund ta bëjmë atë së bashku”.







