Sulmuesi uruguaian
Luis Suarez mendon se forma nuk vlen shumë në “El Clasico”
Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez insiston se forma vlen pak kur është në pyetje përballja në “El Clasico”.
Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui është në presion të madh para takimit me Barcelonën, teksa “Los Blancos” ndodhen në pozitën e 7-të me 4 pikë më pak se katalanasit.
Megjithatë, Suarez i cili ka shënuar 4 gola e ka asistuar 4 të tjerë, mendon se forma negative e madrilienëve nuk do të jetë avantazh për skuadrën e tij.
“Duhet marrë parasysh rezultatet e fundit por “El Clasico” mbetet “El Clasico”. Nuk mendoj se njëra skuadër do të fokusohet te ana mentale e tjetrit apo se njëra skuadër luan mirë e tjetra keq”, u shpreh Suarez.
Ish sulmuesi i Liverpoolit përshkruan intensitetin që ka kjo ndeshje duke thënë se përballja mes këtyre dy rivalëve gjithmonë është ndryshe.
“Nuk jeni të relaksuar në krahasim me sfidat tjera. Adrenalina është e madhe e cila e bën edhe dallimin. Por duhet të mundohemi të bëjmë më të mirën, në mënyrë që skuadra të fitojë”, tregoi Suarez.