Ajax mahniti krejt botën e futbollit të martën në mbrëmje, teksa fitoi 4-1 në “Santiago Bernabeu”.

Gjigantët holandezë u ngritën mbi disavantazhin 2-1 në shtëpi, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, dhe u kualifikuan në çerekfinale të këtij kompeticioni.

“Viktima” e tyre ishin vetë kampionët europianë në fuqi, në tri edicionet e kaluara radhazi. Mediat europiane kanë vlerësuar me “notën 10” Ajaxin, për paraqitjen e bërë, ndërkohë që nuk ka munguar edhe “fërkimi i duarve” të klubeve të tjera, që i shihnin “Los Blancos” si pengesë madhore në rrugën drejt fitimit të Championsit.

Brenda Spanjës, patjetër që më të lumturit kanë mbetur katalanasit, “armiqtë” historikë të Real Madridit.

Si pjesë e Barcelonës, Luis Suarez ka pasur më tepër motive për t’iu guëzuar suksesit të ish-skuadrës së tij. Ai thotë se mbetet një fans i Ajaxit, çka e konfirmon përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Sulmuesi uruguajan luajti për skuadrën e njohur të Amsterdamit, pasi u largua nga Groningen, ndaj vazhdon të ruajë ndjenja të forta për të. “Urime, kam qenë gjithmonë një tifoz i Ajaxit”, – ishte mesazhi i postuar në llogarinë e tij në Twitter.

https://twitter.com/LuisSuarez9/status/1103063939645128705?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Ftelesport.al%2Feliminimi-i-real-madridit-luis-suarez-feston-si-nje-holandez-i-vertete