Luis Suarez

Luis Suarez i dërgon mesazh Joao Felix pas kalimit te Barcelona

Luis Suarez i ka dërguar mesazh Joao Felixit, menjëherë pasi ky i fundit u transferua te Barcelona në këtë afat kalimtar veror.

Sulmuesi uruguaian i ka dëshiruar suksese portugezit, duke i thënë që të dëshmojë vetën në këtë aventurë të re.

“Hajde, yll. Bëj shumë mirë në këtë fazë të re”, shkroi Luis Suarez në përgjigje të postimit të Joao Felix në Instagram.

Kur ke mbështetjen e një legjende të tillë si Luis Suarez, gjërat duhet të funksionojnë vërtet mirë.

Joao Felix bëri 56 paraqitje së bashku me uruguaianin me Atletico Madrid, derisa kishin kombinuar pesë gola mes tyre.

Portugezi i është bashkuar Barçës në formë huazimi deri në fund të sezonit, duke e quajtur këtë lëvizje ‘ëndrra’ e tij’.