Lista e futbollistëve të lënduar te Barcelona është zgjeruar edhe me tre emra të tjerë. Luis Suarez, Arthur dhe Cillesen kanë mbetur të dëmtuar pas ndeshjes me Atletico Madridin në fundjavë.

Sulmuesi uruguaian do të jetë për 2 javë jashtë fushave pas lëndimit në gjurin e djahtë të cilin e lëndoi në përballjen me Atleticon, teksa Suarez i zhvilloi 90 minuta në atë takim.

31 vjeçari nuk është përfshirë në listën e futbollistëve që do të udhëtojnë në Holandë për t’u ballafaquar me PSV Eindhoven të mërkurën në mbrëmje, gjersa pritet që të rikthehet pas derbit me Espanyolin me 8 dhjetor.

Portieri holandez, Jasper Cillesen ka pësuar lëndim në kofshë që do të ia pamundësojë ish anëtarit të Ajaxit të jetë në dispozicion të trajnerit Valverde për 3 javët e ardhshme.

Arthur që u aktivizua për 80 mintua kundër “Los Colchoneros” ka mbetur gjithashtu jashtë ndeshjes me PSV-në për shkak të tendosjes së muskujve.

Më parë Rafinha u mësua se e ka mbyllur sezonin pas tërheqjes së ligamenteve, ndërsa edhe Sergi Roberto ndjeu një shqetësim në kofshë.

Megjithatë ka edhe lajme pozitive te Barcelona pasi që janë riaftësuar nga dëmtimet Ivan Raktic dhe Philippe Coutinho.

Barcelona është kualifikuar për në fazën me eliminim direkt të Champions League, por do të jetë në kërkim të sigurimit të vendit të parë në grupin B, derisa edhe barazimi do t’i mjaftonte me PSV-në në rast se Interi nuk e mposht Tottenhamin në duelin tjetër të grupit.