PSG

Luis Enrique i trembet Real Sociedadit: Sa më shumë të luajë Mbappe, aq më mirë

Luis Enrique, trajneri i PSG-së, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Real Sociedad:

“Unë mendoj se ka shumë pak lojtarë që nuk besojnë se kanë një mundësi për të luajtur. Të gjithë janë të bindur se mund të jenë në formacion.

Ky është edhe qëllimi im, që të gjithë të binden se janë në gjendje ta ndihmojnë ekipin. Është një handikap për t’u zgjidhur nga unë si trajner, por dinamikë pozitive”.

A do të luajë Mbappe që në fillim?

Mendoj se kur një ekip ka një lojtar të kalibrit të Kylian, e vetmja gjë që duhet të kuptosh është se sa më shumë të luajë, aq më mirë është për ekipin. Ai mund të kishte luajtur edhe katër ditë më parë, por nuk ia vlente rreziku”.

A mund të jenë këto, dy ndeshjet e fundit të Mbappé me PSG në Champions League?

Jo, nuk mendoj kështu. Ndaj nuk ndihem i lumtur apo i trishtuar, ai është i zakonshmi.

A jeni favoritë në këtë përballje?

Na pëlqejnë shumë përqindjet, problemi është se ato nuk ekzistojnë. E sigurt është se jemi në një proces mësimi dhe ndihemi gati. Kemi krijuar një klimë pozitive me tifozët.

Champions League dhe Ligue 1 janë dy gara të ndryshme, do të duhet të jemi më mirë se kundërshtari në të dyja ndeshjet. Mos harrojmë se Real Sociedad është një nga skuadrat që ka pësuar më pak gola, nga më të mirët e kompeticionit. Ata kanë një nivel shumë të lartë, kjo është evidente. Nuk ka rëndësi nëse unë deklaroj se jemi favoritë, duhet ta dëshmojmë këtë në fushë. /Ballkani.info