Të fitosh luftën kundër kancerit dhe të debutosh me fanellën e Manchester United. Max Taylor, mbrojtësi 19-vjeçar i “Djajve të Kuq”, për momentin e ka fituar sfidën më të rëndësishme të jetës së tij, atë kundër tumorit.
Një vit më parë, lojtari i lindur në vitin 2000, u nënshtrua trajtimit me kimioterapi, për të luftuar kancerin në një nga testikujt.
Në muajin shtator, Taylor iu kthye stërvitjes me formacionin U-23 të Manchester United dhe për herë të parë zbriti në fushë më 21 tetor kundër Swanseat, sfidë që u mbyll në barazim.
Këtë të enjte për mbrojtësin e ri erdhi një tjetër lajm i madh. Ole Gunnar Solskjaer e përfshiu emrin e tij në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e Europa Leagues kundër Astanas.
“Po jetoj një ëndërr, jam i lumtur. Solskjaer ka thirrur shumë të rinj për këtë ndeshje. Shpresoj që disa prej nesh të debutojnë në skuadrën e parë. Një vit më parë nisa kimioterapinë dhe në atë periudhë aq që e mendoja se do të më vinte një mundësi e tillë, – komentoi mbrojtësi i ri i Manchester United.







