Momente pas më shumë se 20 muajsh lufte dhe shkatërrimi, një luftëtar irlandez i MMA-së bërtiti “Liri për Palestinën” ndërsa dominonte kundërshtarin e tij izraelit, një ushtar i IDF-së (ushtria izraelite) i përfshirë në spastrimin etnik të Gazës.

Paddy McCorry (27) mundi izraelitin Shuki Farage gjatë eventit të mbrëmshëm të Cage Warriors 189 në Romë. Ngjarja u transmetua në UFC Fight Pass, dhe pamjet e luftës u shpërndanë në mediat sociale, transmeton Ballkani.info.

McCorry madje ndau disa pamje të rrahjes, me mbishkrimin “Rruga e Drejtësisë”. McCorry ngriti një flamur palestinez pasi u shpall fitues me vendim unanim, duke i dhënë fund serisë së pamposhtur të kundërshtarit të tij.

Ndërkohë, Farage ka çaktivizuar llogaritë e tij në Instagram dhe Facebook, veçanërisht pasi u zbulua se ai ishte i përfshirë në mizoritë e vazhdueshme në Gaza si ushtar i IDF. Megjithatë, postimet e tij në Instagram, ku shfaqet me uniformë dhe të armatosur përpara një ndërtese të shkatërruar në Gaza, vazhdojnë të qarkullojnë në rrjetet sociale.

Street justice 🇮🇪 🇵🇸 pic.twitter.com/qjgZt0UmZI

— Paddy McCorry (@PaddyMcCorryMMA) May 31, 2025

Farage vjen nga palestra Michaelson Brothers MMA në Ramla, Izrael. Ai trajnon të paktën një ushtar tjetër të IDF-së, i kthyer në MMA, Crob Pugliesi, i cili u plagos ndërsa shërbente në Gaza vitin e kaluar.

Ndërkohë, themeluesi i palestrës, Daniel Michaelson, ka shpërndarë në mënyrë të përsëritur postime çnjerëzore duke bërë thirrje për vrasjen e palestinezëve në Gaza, duke përfshirë një postim të fundit në të cilin ai deklaroi: “Askush atje (Gaza) nuk është i pafajshëm… Shkatërroni të gjithë”.

Shkatërrimi i Rripit të Gazës, duke e lënë popullsinë pa ushqime dhe duke bllokuar ndihmën humanitare, ka shkaktuar zemërim dhe dëshpërim të gjerë në mbarë botën. Për shumë njerëz, ky kontekst e bën fitoren e McCorry thellësisht simbolike, transmeton Ballkani.info.

Në kafaz, Farage ishte më shumë se një kundërshtar; ai përfaqësonte makinerinë e okupimit dhe dhunës. Humbja e tij nga një luftëtar irlandez, i cili shpalli hapur solidaritetin e tij me Palestinën, disave iu duk një moment i rrallë drejtësie, sado simbolik, për ata që vajtojnë shfarosjen masive të palestinezëve dhe i rezistojnë luftës në vazhdim.

Irish fighter Paddy McCorry defeated Israeli Shuki Farage, raised the Palestinian flag, and repeatedly shouted “Free Palestine” inside the cage while beating Shuki who is a soldier in the ‘IDF’. pic.twitter.com/9c9rGiJSr2

— Suppressed News. (@SuppressedNws) June 1, 2025

Përpara ndeshjes, Michaelson i bëri një sfidë Farage, duke i kërkuar që të parashikonte rezultatin.
“Unë do ta rrëzoj atë, do ta bluaj dhe do t’i shkatërroj fytyrën”, u përgjigj Farage.

Ai nuk e kishte idenë se do të ishte ai që do të rrëzohej dhe do të rrihej ndërsa turma shpërtheu duke brohoritur “Liri Palestinës”. /Ballkani.info/