Lufta në Ukrainë – Çfarë duhet të dini?
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, njoftuan autoritetet në Kiev. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.
Ukraina gjendet në pjesën lindore të Evropës, ashtu sikurse Rusia. Është shteti i dytë më i madh në Evropë, ndërsa Rusia është shteti më i madh në botë.
Ukraina ka një popullsi prej 44 milionë banorësh, ndërsa Rusia ka 144 milionë banorë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se qëllimi tij është çmilitarizimi i Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se do të luftojë për lirinë e shtetit.
Rusia ka marrë kontrollin e Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014.
Prej atëherë, Ukraina është drejtuar nga institucionet evropiane dhe aleanca e Perëndimit NATO.
Putin ka thënë se dëshiron të shmangë integrimin e Ukrainës në këtë aleancë.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën – gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO – gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial – dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.