Lufta i mori jetën dy prindërve të vogëlushit shtatëvjeçar ukrainas, gjesti i Luka Modriq pas takimit me Shakhtarin meriton duartrokitje

Lufta në Ukrainë po merr shumë viktima çdo ditë, territore të reja pushtohen vazhdimisht dhe kjo ua prish jetën si të moshuarve ashtu edhe fëmijëve.

Një fëmijë fatkeq është Ilija Kostuseviq, i cili mbeti jetim si pasojë e luftës. Ai ishte edhe mysafir special i ndeshjes mes Real Madridit dhe Shakhtarit, ku mori fanellën.

Këto dy skuadra luajtën një ndeshje në Varshavë, ku Shakhtar luan si mikpritës, madje ukrainasit kryesuan ndaj skuadrës spanjolle, por në minutat e fundit pësuan një gol nga Rudiger, me të cilin Reali arriti në barazimin 1:1.

Mirëpo, bukuria e vërtetë e kësaj ndeshjeje u pa pas fishkëllimës së fundit, kur Luka Modriq dhe Darijo Srna treguan se kanë zemër të madhe.

Ata të dy vendosën t’ia plotësojnë dëshirën vogëlushit dhe të takohen me Luka Modriqin, ndërsa Srna me ndihmën e klubit gjeti një familje kujdestare për djalin nga Mariupoli.

Srna para ndeshjes ka folur edhe me Luka Modriqin përmes video-telefonit, kur ka arritur të sjellë buzëqeshjen e parë në fytyrën e Ilijas, i cili pati rastin të takojë idhullin e tij.

Kjo nuk ishte e gjitha, pas ndeshjes, Luka Modriq u njoh personalisht me djalin dhe i dha atij fanellën e tij dhe gjithçka u regjistrua në televizionin CBS.

Për ta parë videon klikoni KËTU./Demokracia.com/