Turqia

Lufta e përgjakshme në Gazë, Erdogan bën thirrje për një konferencë ndërkombëtare të paqes për konfliktin izraelito-palestinez

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan bën thirrje për një konferencë ndërkombëtare të paqes për konfliktin izraelito-palestinez.

Gjatë një samiti, Erdogan tha se në Gazë nuk nevojiten pauza disa orëshe, por një armëpushim i vërtetë.

“Ajo që na nevojitet në Gaza nuk janë pauza disa orëshe, por na duhet një armëpushim i përhershëm”, tha presidenti turk.

Kujtojmë se që prej fillimit të konfliktit më 7 tetor, Erdogan ka shprehur mbështetjen ndaj Hamasit dhe ka dënuar sulmet izraelite ndaj civilëve palestinezë në Gazë.