Lucas Moura ka qenë shumë i emocionuar pas fitores së Tottenham Hotspur ndaj Ajaxit në Ligën e Kampionëve.
Lucas Moura nuk mund t’i përmbajë lotët pas het-trikut në fitoren 2-3 të Tottenham Hotspur ndaj Ajaxit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi brazilian ka filluar të qajë para gazetarëve kur iu tregua xhirimi i golit të fitores në sekondat e fundit të takimit.
Moura realizoi het-trik në përmbysjen e madhe të “Spurs” që u kualifikuan në finalen e Ligës së Kampionëve, për herë të parë në histori të klubit.
https://www.youtube.com/watch?v=rmqhZ3dVpxo







