Lucas i bindur se Tottenhami do ta fitojë derbin e fundjavës ndaj Arsenalit

Ylli i Tottenhamit, Lucas Moura është i sigurt që mund ta mposhtin Arsenalin këtë fundjavë.

Moura beson që janë me të fortë se kurrë këtë sezon dhe do ta tregojnë këtë gjë duke mposhtur rivalin lokal, Arsenalin.

Braziliani ka thënë se pas humbjes ndaj Newcastle, janë të gatshëm për t’iu rikthyer fitoreve.

“Kjo është ndeshje e përkryer për ne pas humbjes ndaj Newcastle. Humbëm tri pikë, mirëpo me kualitetet që kemi do t’i rikthejmë ndaj Arsenalit. Çdo lojë është ndryshe. Është sezoni i ri dhe lojtarët e rinj. Besoj që jemi më të fortë. Jam i sigurt që mund të fitojmë. Ishte vështirë të mposhtim Newcastle, pasi sapo shënuan gol e mbajtën topin në mbrojtje. Humba një shans të madh dhe jam i mërzitur për këtë gjë”, deklaroi ai.

Arsenali do të ndeshet me Tottenhami këtë të diel në orën 17:30.

loading…