Futbollisti francez

Lucas Hernandez probleme me gjurin, ne dyshim pjesëmarrja në evropian

Lucas Hernandez doli i dëmtuar në pjesën e parë nga përballje mes Dortmund dhe PSG. Mbrojtësi francez do i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të specializuara, por sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një problematikë që lidhet me ligamentin e gjurit.

Në të tilla kushte me shumë gjasa, mbrojtësi i PSG-së do të humbasë kampionatin europian që do të luhet në Gjermani gjatë kësaj vere.

E sigurt është që aventura për këtë edicion me PSG-në është mbyllur, por tashmë pritet vetëm rezultati për shkallën e dëmtimit, për të mësuar kohën e rikuperimit. Një lajm i keq për trajnerin Deschampes, duke ditur se Lucas Hernandez ka kaluar një sezon mjaft të mirë.

Por, te Franca alternativat nuk mungojnë dhe i gatshëm për të plotësuar boshllëkun që mund të lërë Lucas është vëllai i tij, Theo Hernandez, i cili aktivizohet te Milan-in. Franca pritet që të publikojë listën e lojtarëve që do të grumbullojë më 16 maj dhe gjasat janë që Lucas Hernandez të mbetet jashtë. /Ballkani.info