Këngëtarja, Luana Vjollca ka finalizuar xhirimet e klipit të ri.
Artistja nga Shqipëria, Luana Vjollca tashmë e ka përfunduar këngën e re të saj dhe pritet ta lansojë sot.
Ajo ka hedhur një video në Instagram, përmes së cilës i thotë fansave të festojnë sot bashkë me të.
“Per ata qe nuk festuan dje sepse jane vetem, festojne SOT me mua sepse Boll U Bo Tu Vujt ! ”, ka shkruar ajo bashkangjitur videos.
E veshur me fustan të zi elegant të prerë anash e me flokë të zeza, prezantuesja Vjollca ka mahnitur të gjithë.
Sidoqoftë, presim të shohim ‘goditjen’ e radhës të Luanës pas projekteve “Mi dhe flakë mallit tim” dhe “Vetëm ty”.
https://www.instagram.com/p/Bt5fqPYn2pc/?utm_source=ig_embed







