Luana është gati për emisionin e radhës

Prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca i kthehet ekranit pas pothuajse një viti

Luana Vjollca i është rikthyer televizionit pas pothuajse një viti.

Këtë gjë ajo e ka bërë publike me anë të një promo televizive që e ka lëshuar në Instagram, e ku emisioni i saj do të quhet “Zemër Luana”.

“Pritjes po i vjen fundi… Luana Vjollca, gati më shumë se kurrë! Së shpejti #ZemerLuana në #TvKlan”, ka shkruar Vjollca.